Kemi rrugë të gjatë përpara, tifozët presin shumë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Korça po përjeton sërish emocione të mëdha futbolli, me Skënderbeun që po rikthehet gradualisht në qendër të vëmendjes. Fitorja e fundit ndaj Egnatias ka shtuar entuziazmin në kampin bardhekuq dhe ka rikthyer besimin për një sezon ambicioz. Trajneri i Skënderbeut, Jul Ahmataj foli për Skënderbeun, në intervistën e dhënë për Sport News në News 24. Juli, 2 fitore radhazi, 6 ndeshje pa pësuar humbje. Është ky maksimumi i Skënderbeut? Jo, nuk është maksimumi i Skënderbeut. Po bën një cikël për të ngritur ekipin në nivele të larta. Kemi patur një rrugëtim të mirë, por jo që ka ngecur loja. Nuk kemi arritur asgjë, në futboll duhet shikuar përpara. Në dy sfidat e fundit, i keni marrë 6 pikë 2 rivalëve kryesorë për titull, Dinamos dhe...
Burimi:
gijotina.com