Kongresi i Jashtëzakonshëm i FIFA-s cakton vendet organizatore të Botërorit të Vajzave 2031 dhe 2035
Federatat anëtare të FIFA-s u mblodhën sot online në kuadër të Kongresit të Jashtëzakonshëm, ku u përcaktuan vendet organizatore të dy edicioneve të ardhshme të Kupës së Botës për Vajza. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Presidenti i FSHF, Armand Duka, përmes videokonferencës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika, Kosta Rika dhe Xhamajka do të organizojnë së bashku Botërorin e Vajzave 2031, i cili do të jetë edicioni i parë me 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe do të zhvillohet në katër vende. Ndërkohë, Anglia, Irlanda e Veriut, Skocia dhe Uellsi u konfirmuan si organizatorët e edicionit të vitit 2035. Vendet organizatore për të dyja edicionet u miratuan me aklamacion, pas proceseve të hollësishme të kandidimit, të nisura nga Këshilli i FIFA-s në mars 2025. Ky vendim...
Burimi:
gijotina.com