“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”
Rrjetet kriminale shqiptare kanë zgjeruar ndjeshëm praninë e tyre në Amerikën Latine gjatë më shumë se një dekade, duke e kthyer këtë rajon në një pikë kyçe të aktivitetit të tyre ndërkombëtar në trafikun e kokainës drejt Europës. Sipas një analize të publikuar nga “Diálogo Américas”, organizatat kriminale shqiptare kanë ndërtuar një model të veçantë operimi, i cili ndryshon nga ai i karteleve të mëdha meksikane. Në vend që të mbështeten te një numër i madh anëtarësh dhe kontrolli i drejtpërdrejtë i territoreve përmes dhunës, ato funksionojnë përmes rrjeteve fleksibël dhe bashkëpunimit me organizata kriminale lokale. Gazetarja shqiptare Fatjona Mejdini, drejtuese e Observatorit për Ekonomitë e Paligjshme në Europën Juglindore pranë organizatës Global Initiative Against Transnational Organized Crime (GI-TOC), shpjegon se grupet shqiptare nuk kanë...
Burimi:
javanews.al