Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Katër persona janë shoqëruar nga Policia e Tiranës pas ndalimit për kontroll të një automjeti luksoz të blinduar tip Audi me targa polake, në bordin e të cilit dyshohet se janë gjetur armë zjarri. Mes personave që udhëtonin në këtë automjet ndodheshin Ilir Shyti, djali i Roland Shytit të njohur me nofkën Mustaqekuqi, Erion Ramas me gradën komisar në Gardën e Republikës, si dhe shtetasit Leonard Murataj dhe Ernest Selmani. Automjeti me targa polake PZ 6AC21 u ndalua nga efektivët e Policisë së Tiranës gjatë kontrolleve rutinë në kryeqytet, por gjatë procedurave të verifikimit situata u shoqërua me kundërshtime ndaj kërkesave të policëve për paraqitjen e dokumentacionit të automjetit dhe identifikimin e personave që ndodheshin brenda tij. Për këtë arsye, patrulla në terren kërkoi mbështetjen...