U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë
Një burrë pesëdhjetë e njëvjeçar me banim në Tongeren të Belgjikës ka dalë të hënën para gjykatës penale korrigjuese në Turnhout, i akuzuar për tentativë mashtrimi gjatë zhvillimit të një provimi teorik për leje drejtimi në qendrën e provimeve në Geel. Shtetasi shqiptar, i identifikuar me inicialet A.K., u pikas në flagrancë nga një përgjegjës i qendrës së testimit në çastin kur po përpiqej t’i fshihte kufjet pas përfundimit të provimit, çka solli edhe ndërhyrjen e policisë. Gjatë seancës gjyqësore, prokurorja Veerle Van Gorp shpjegoi dinamikën e ngjarjes duke vënë në dukje se i akuzuari kishte futur fillimisht një pajisje në vesh në nisje të testimit dhe më pas kishte vendosur edhe kufjet e tij të mëdha mbi veshë. Sipas prokurorisë, burri arriti t’u përgjigjej...
Burimi:
javanews.al