7.3 milionë litra vaj palme në Shqipëri, AKU hesht për destinacionin/ Çfarë konsumojnë shqiptarë?
Rreth 7.3 milionë litra vaj palme janë importuar në Shqipëri gjatë periudhës 2025-2026, por Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka dhënë informacion se ku përfundon kjo sasi dhe në cilat produkte përdoret. Pavarësisht kërkesës zyrtare të Top Channel, AKU nuk ka sqaruar destinacionin e vajit, veçanërisht përdorimin e tij në industrinë ushqimore dhe atë të përpunimit të qumështit. Ekspertja e sigurisë ushqimore, Onejda Kyçyku, paralajmëron se vaji i palmës përdoret në një gamë të gjerë produktesh, nga ushqimet e fast-food-eve dhe ëmbëlsirat deri te produktet e bulmetit, si djathi, gjalpi dhe kremrat. Shqetësimi kryesor lidhet me përdorimin e përsëritur të tij në temperatura të larta për skuqje, pasi procesi i degradimit mund të krijojë substanca të dëmshme për shëndetin. Mungesa e transparencës për destinacionin e...
Burimi:
syri.net