Gjin Gjoni: Në PS ka filluar lufta e klaneve! Ka humbur dinjiteti njerëzor mes tyre

Gjin Gjoni: Në PS ka filluar lufta e klaneve! Ka humbur dinjiteti njerëzor mes tyre

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka komentuar zhvillimet e fundit politike brenda Partisë Socialiste, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama po përballet me tensione të brendshme dhe përplasje mes grupeve të ndryshme të mazhorancës. Gjatë një interviste në emisionin “Prime News24”, Gjoni u shpreh se lëvizjet e fundit në PS, përfshirë paralajmërimet për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, janë më shumë një formë presioni politik sesa vendime konkrete. “Rama nuk është i qetë. Kjo a ka ardhur prej mënyrës si po zien kazani në PS? Deri diku po, por nuk janë vetëm këto shkaqet”, deklaroi Gjoni. Sipas deputetit demokrat, kryeministri po përdor presionin për të mbajtur nën kontroll figurat e mazhorancës, ndërsa ngriti edhe pretendime për shkelje ligjore dhe kushtetuese në raport...