Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Debat i fortë mes Myslym Murrizit dhe analistit Arbër Hitaj në emisionin “Prime News24” në News24, ku në fokus ishte e ardhmja politike e Erion Veliajt, ndryshimet në hartën territoriale dhe përplasjet brenda Partisë Socialiste. Gjatë diskutimit, Murrizi hodhi dyshime mbi ndryshimet e hartës territoriale të Tiranës, duke pretenduar se ato mund t’i krijojnë Veliajt mundësi për të kapërcyer pengesën ligjore të tre mandateve. Sipas tij, futja e njësive administrative të Rinasit dhe Domjes në strukturën e re territoriale mund të ndryshojë statusin e bashkisë dhe të ndikojë në mundësinë e kandidimit të Veliajt. Nga ana tjetër, Arbër Hitaj deklaroi se Veliaj nuk do të jetë kandidat i Partisë Socialiste, duke ngritur edhe çështjen e përplasjes së tij me kryeministrin Edi Rama. Në vijim, Hitaj...
Burimi:
kohajone.com