Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Edon Zhegrova mund të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së janarit, teksa interesim për të raportohet se ka shfaqur Como. Sipas mediave italiane, klubi i drejtuar nga Cesc Fabregas e vlerëson profilin e futbollistit kosovar, ndërsa vetë trajneri spanjoll ka një mendim shumë pozitiv për talentin e tij. Këto zëra janë përforcuar edhe nga deklaratat e aktorit kosovar Vedat Bajrami, mik i afërt i Zhegrovës, i cili në një intervistë për “TuttoJuve” tha se Fabregas ka shprehur personalisht vlerësimin për futbollistin. “Edoni ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Fabregasin, i cili e vlerëson veçanërisht dhe ka një mendim shumë të lartë për talentin e tij. Ai madje ia ka thënë këtë personalisht”, deklaroi Bajrami. Ndërkohë, 27-vjeçari nuk ka arritur ende të fitojë një vend të rregullt...