Ligji për Dhomat e Specializuara, Kurti: Ekspertët pritet të përmbyllin draftin e ri brenda javës

Ligji për Dhomat e Specializuara, Kurti: Ekspertët pritet të përmbyllin draftin e ri brenda javës

albin kurti KOSOVË- Drafti i ri i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kosovë pritet të përfundojë brenda kësaj jave. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës Albin Kurti cili tha se ekspertët janë duke punuar për finalizimin e tekstit pas dakordësisë politike të arritur me Partinë Demokratike të Kosovës. Gjatë një prononcimi për mediat pas ceremonisë së 27vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës Kurti u shpreh se pret që puna e ekspertëve të përmbyllet në ditët në vijim. “Gjatë kësaj jave kemi thënë dhe po presim prej ekspertëve që ta përmbyllin këto ditë” deklaroi Kurti. Më 19 nëntor, Kurti zhvilloi një takim me ushtruesen e detyrës së kryetares së PDK-së Vlora Çitaku dhe ish-kryetarin e kësaj partie Bedri Hamza, ku...