Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë
Një ngjarje tragjike është regjistruar në Romë të Italisë, ku një 58-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një tende të ngritur përpara Universitetit “La Sapienza”. Viktima është identifikuar si Alessandro Ingusci, një person pa banesë të përhershme, i cili kishte zgjedhur të qëndronte në një tendë pranë sheshit të universitetit. Sipas raportimeve paraprake, 58-vjeçari dyshohet se ka pësuar një gjendje të rënduar shëndetësore, e cila rezultoi fatale. Ingusci ishte në ndjekje të shërbimeve sociale. Ai kishte lënë edhe një mesazh në tabelën e një salle të Fakultetit të Fizikës, ku njoftonte se kishte nisur një grevë urie. Në shënimin e tij, ai kishte bërë të ditur gjithashtu se ishte regjistruar në vitin e parë të studimeve në këtë fakultet dhe se kishte një shkallë invaliditeti...
Burimi:
javanews.al