Tragjedi në Kaliforni/ Helikopteri përplaset në një kodër, humbin jetën dy persona
Dy persona humbën jetën të hënën, kur një helikopter u rrëzua në një kodër në Temecula, një qytet në Kaliforninë Jugore, sipas mediave lokale. Cal Fire konfirmoi për NBC Los Angeles vdekjen e dy personave, duke bërë të ditur se aksidenti ndodhi rreth orës 09:30 sipas kohës lokale (17:30 GMT), në rrugën De Portola, pranë rrugës Oak Mountain, një zonë afër disa kantinave të verës. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) bëri të ditur se dy viktimat ishin personat e vetëm në bordin e helikopterit Robinson R22. Duke theksuar se shkaku i aksidentit mbetet i paqartë, FAA shtoi se do ta hetojë incidentin së bashku me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit./AA
Burimi:
syri.net