Vangjeli: Në PS nuk ka më njerëz me autoritet moral, Rama ka krijuar Republikën e Drejtorëve

Vangjeli: Në PS nuk ka më njerëz me autoritet moral, Rama ka krijuar Republikën e Drejtorëve

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV zhvillimet brenda Partisë Socialiste, duke u ndalur te panorama e drejtuesve të saj në Asamblenë e fundit. Sipas Vangjelit, më shumë sesa fjalimet nga podiumi, ajo që tërheq vëmendjen është përbërja e sallës, ku ai sheh një portret të përbashkët të njerëzve që kanë fituar pushtet përmes funksioneve që u janë dhënë. Vangjeli e përshkroi këtë strukturë si “Republika e Drejtorëve”, ku, sipas tij, Edi Rama ka krijuar një grup individësh që sillen si feudalë të vegjël, gjithnjë e më pak të varur nga ligji dhe gjithnjë e më shumë nga interesat e tyre. Analisti theksoi se gjatë 13 viteve të qeverisjes, Rama ka prodhuar njerëz me pushtet që buron nga karrigia,...