Veliaj ka frikë mos e vrasin? Avokati shpjegon mosbesimin e kryebashkiakut ndaj operacionit
Veliaj ka frikë mos e vrasin? Avokati shpjegon mosbesimin e kryebashkiakut ndaj operacionit Ish-deputeti socialist, njëkohësisht dhe avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca ka vënë në pikëpyetje mënyrën se si është organizuar ndërhyrja kirurgjikale e Erion Veliajt, duke e lidhur qëndrimin e tij me mungesën e besimit ndaj institucioneve që kanë në dorë trajtimin e tij shëndetësor. I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Ndreca komentoi deklaratën e Veliajt, i cili është shprehur se nuk dëshiron t’ia besojë kryeministrit Edi Rama operacionin e këmbës. Sipas ish-deputetit, shqetësimi i kryebashkiakut lidhet me faktin se për ndërhyrjen në Spitalin Memorial të Fierit është angazhuar i njëjti institucion që ai e akuzon për transferimin e tij nga Tirana. Ndreca pretendoi se ndërhyrja ishte planifikuar pa u...
Burimi:
sot.com.al