“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale
Tirana ka një kulturë dhe një traditë të gjatë protestash dhe nuk e vrau kjo protestë frikën. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN gazetarja Kostana Morava, sipas të cilës qytetarët kanë dalë vazhdimisht në shesh për kauza të ndryshme. “Nuk kam rënë kurrë dakord me një slogan që është slogan tipik i këtyre organizatave sorosiane. U vra frika. Cila frikë? Se unë nuk kam patur ndonjëherë frikë të dal në shesh edhe të protestoj. Kemi dalë dhe kemi protestuar. Qytetarët e Tiranës gjithmonë kanë protestuar dhe mbaj mend atë të armëve kimike. Ka qenë një lëvizje masive ajo kundër armëve kimike dhe nuk ngeli shesh e rrugë e Tiranës pa u mbushur me njerëz dhe me qytetarë. Dhe...
Burimi:
javanews.al