Stuhia shkakton dëme në Tropojë, rrëshqitje dherash e gurësh në rrugë dhe dëmtime në banesa
foto TROPOJË- Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa zona të Bashkisë Tropojë ku problematikat më të shumta janë evidentuar në infrastrukturën rrugore dhe në disa banesa. Sipas raportimit të Emergjencave Civile, në disa segmente rrugore janë konstatuar rrëshqitje dherash rënie gurësh e inertesh dhe gërryerje të trupit të rrugës. Ndër zonat e prekura janë Cërrnica, aksi Bujan-Fierzë lagjet Vidricë dhe Varg si dhe fshati Tetaj ku dëmtimet kan vështirësuar lëvizjen e automjeteve. Pasojat e stuhisë janë ndier edhe në banesa. Në fshatin Leniq në njësinë Administrative Bytyç është dëmtuar banesa e Sadri Mehmet Gjedias ndërsa në lagjen Partizani të Bajram Currit erërat e forta kanë dëmtuar çatinë e banesës së Rexhep Muçajt dhe të familjeve të tjera...
Burimi:
zeri.ai