Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

Kryeministri Edi Rama përjashton nga partia kundërshtarët e tij, ndërsa Erion Veliaj shkarkon drejtorët që marrin pjesë në takimet e Ramës. Këto zhvillime po e bëjnë të dukshme një përplasje që prej kohësh dukej se zhvillohej në prapaskenë. Kur pjesëmarrja në një takim politik kthehet në arsye për shkarkim dhe kundërshtimi shoqërohet me përjashtim, lind pyetja: sa hapësirë ka sot për debat dhe mendim ndryshe brenda PS-së? Një parti që qeveris vendin duhet të tregojë se vendimet merren përmes rregullave dhe përgjegjësive institucionale, jo sipas besnikërisë personale ndaj njërit apo tjetrit. Përplasja Rama–Veliaj nuk është thjesht një konflikt mes dy figurash. Ajo prek mënyrën si funksionon partia dhe administrata, si trajtohen njerëzit që mbajnë poste dhe sa e lirë është fjala brenda një force politike....