Transfertat, paratë do të kalojnë nga një bankë në tjetrën për 10 sekonda

Transfertat, paratë do të kalojnë nga një bankë në tjetrën për 10 sekonda

Transfertat e parave mes bankave të ndryshme do të kryhen tashmë brenda 10 sekondash. Sistemi i ri i pagesave të menjëhershme synon të lehtësojë transaksionet për qytetarët dhe bizneset, ndërsa në fazën e dytë pritet të mundësojë edhe pagesat në pikat e shitjes. Nëse më parë transfertat e menjëhershme mund të kryheshin vetëm brenda të njëjtit institucion financiar, tashmë vihet në funksion sistemi TIPS Clone, i cili do të mundësojë pagesa të tilla jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Banka e Shqipërisë po punon gjithashtu për krijimin e një sistemi kombëtar të QR Code. Përmes gjenerimit të një kodi QR dhe skanimit të tij me telefonin celular, konsumatorët do të mund të kryejnë pagesa në njësitë ku ofrohen produkte apo shërbime. Sistemi i...