Jasir Asani magjik në Champions League, anësori shqiptar dhuron spektakël dhe asiston për Esteghlal
Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë në futbollin aziatik, duke qenë protagonist edhe në Champions League. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka dhuruar një tjetër paraqitje pozitive me fanellën e Esteghlal FC në përballjen ndaj Al Ain, e cila përfundoi në barazim 1-1. Asani ishte një nga lojtarët më të rrezikshëm të skuadrës së tij, duke krijuar vazhdimisht probleme për mbrojtjen kundërshtare me shpejtësinë dhe aftësitë individuale në krahun e djathtë. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 50-të, kur anësori shqiptar tregoi cilësitë e tij teknike, duke fituar hapësirë në zonën kundërshtare dhe duke krijuar mundësinë ideale për të shërbyer për shokët e skuadrës, atje ku fitoi faull. Vetëm një minutë më vonë, në të 51-tën, Asani mori përsipër ekzekutimin e goditjes standarde dhe me të majtën...
Burimi:
sportekspres.com