Gazmend Demi shpërthen për ligjin e sponsorizimeve: Tallje me futbollin, do katandiset “kokoshi një thelë”!

Gazmend Demi shpërthen për ligjin e sponsorizimeve: Tallje me futbollin, do katandiset “kokoshi një thelë”!

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka dalë hapur kundër projektligjit të ri për sponsorizimet në sport, art dhe kulturë. Ndonëse ky ligj ishte kërkuar prej kohësh nga klubet shqiptare dhe veçanërisht nga futbolli, mënyra se si është hartuar nuk i ka kënaqur drejtuesit e sportit. Në një intervistë për Report TV, Demi e ka cilësuar ligjin si të paplotë, duke vënë në pikëpyetje tavanin prej 3 miliardë lekësh të rinj në vit dhe mënyrën se si do të shpërndahen fondet. “Është një ligj i gjysmuar. Po thonë se do jepen 30%, por nuk jep as 30 as asgjë sepse i ke vendos tavan. Si biznesit si dhe sa do merren. Kush do marrë më përpara arti, kultura apo sporti? Do katandiset ‘kokoshi një thelë’. Do...