Ansamble nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, mbrëmje festive në Manastir
23 November, 2026 - 21:06 Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të Kongresit të Manastirit, tre ansamble artistike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u bashkuan në një mbrëmje festive, duke sjellë në skenë këngë dhe valle tradicionale shqiptare. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau pamje nga aktiviteti në Manastir ku artistët e tri vendeve prezantuan vlerat e trashëgimisë kulturore përmes muzikës dhe valleve popullore. “Përmes këngëve dhe valleve tona popullore, dëshmuam edhe një herë se kultura dhe tradita janë gjaku ynë arbëror, duke ruajtur dhe përcjellë ndër breza rrënjët, identitetin dhe trashëgiminë tonë kombëtare”, u shpreh Gonxhja. Mbrëmja artistike solli në një skenë traditat e përbashkëta kulturore të shqiptarëve në rajon, duke vënë në pah rolin e artit dhe folklorit në...
Burimi:
kultplus.com