‘Ti do vish’

‘Ti do vish’

23 November, 2026 - 20:00 Poezi nga Fatos Arapi Ti do vishTi do vish, e dashur, si s’do vish?Kur e di se unë ty të presduke ndjerë frymëmarrjen e vet mbrëmjesduke ndjerë frymëmarrjen e vet pritjesduke ndjerë frymëmarrjen e vetmisë Ti do vish, e dashur, si s’do vish?Kur e di që unë po të mundnja,rreth vetvetes rruzullin do vërtitnjasi një portokall në dorën time-të rrjedhë koha shpejt…e ti të vish…/KultPlus.com