Merz: Evropa e gatshme të negociojë me Rusinë, por Moska duhet të ndalë provokimet ndaj NATO-s

Merz: Evropa e gatshme të negociojë me Rusinë, por Moska duhet të ndalë provokimet ndaj NATO-s

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se Evropa është e gatshme të ulet në tryezën e negociatave me Rusinë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, por ka kërkuar nga Moska të ndalë menjëherë veprimet që rrezikojnë sigurinë e vendeve evropiane. Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Berlin me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Merz bëri të ditur se bisedimet mund të zhvillohen në javët e ardhshme në formatin Ukrainë-Rusi-Evropë-SHBA, me mundësi që takimet të mbahen sërish në Abu Dhabi. Duke iu referuar shkeljes së hapësirës ajrore polake nga raketat ruse, kancelari gjerman kërkoi që këto provokime të marrin fund menjëherë. Ai siguroi Poloninë për solidaritetin e plotë të Gjermanisë dhe theksoi se NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit...