‘Rama, autokrat edhe me të vetët…’/ Bushati: Ja çfarë tregojnë përplasjet brenda PS-së
I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, analisti Andi Bushati deklaroi se përplasjet e Edi Ramës me Erion Veliajn, Elisa Spiropalin dhe figura të tjera brenda Partisë Socialiste dëshmojnë natyrën autokratike të kryeministrit, i cili nuk pranon asnjë kundërshtim ndaj pushtetit të tij. Bushati theksoi se Rama po u jep një sinjal të qartë të gjithë atyre që guxojnë t’i kundërvihen, ndërsa refuzimi i kërkesave të Veliajt për mocion brenda PS-së dhe komision hetimor tregon se kryeministri sillet me njerëzit e tij njësoj si me opozitën. Analiati u shpreh se përplasjet brenda mazhorancës kanë nxjerrë në pah se problemi nuk qëndron te Partia Demokratike apo kundërshtarët politikë, por te vetë Rama, të cilin e cilësoi si një autokrat që nuk njeh rregullat...
Burimi:
syri.net