U kap me kufje gjatë provimit të patentës, shqiptari del në gjyq: Po prisja një telefonatë…
Një burrë 51-vjeçar nga Tongereni në Belgjikë doli të hënën në gjyq në Turnhout për mashtrim gjatë dhënies së një provimi teorik të patentës në Geel. Një përgjegjës i qendrës së provimeve e kapi shqiptarin në flagrancë teksa përpiqej t'i fshihte kufjet. Nga Bart Van den Langenbergh, GVA A.K. (51 vjeç) nga Tongereni doli të hënën para gjykatës penale korrigjuese në Turnhout për tentativë mashtrimi në qendrën e provimeve në Geel. Policia u thirr për një rast mashtrimi gjatë dhënies së një provimi teorik të patentës. “I akuzuari futi diçka në vesh në fillim të provimit, pastaj vendosi edhe kufjet e tij të mëdha”, shpjegoi prokurorja Veerle Van Gorp. “Burri iu përgjigj saktë pothuajse të gjitha pyetjeve të provimit. Kur hoqi kufjet e mëdha, ai...
Burimi:
syri.net