Lagështia dyshohet si shkak, kamioni përmbyset në Rrugën e Kombit

Lagështia dyshohet si shkak, kamioni përmbyset në Rrugën e Kombit

Një kamion i tonazhit të rëndë është përmbysur në Rrugën e Kombit, pranë pikës kufitare të Morinës, pasi drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështisë në rrugë. Mjeti, i cili po udhëtonte në drejtim të Kosovës, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe më pas është përmbysur. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ndërsa drejtuesi i kamionit, shtetas kosovar, është transportuar fillimisht në Spitalin e Kukësit. Sipas informacionit paraprak, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por për të marrë trajtim më të specializuar është nisur drejt Spitalit të Prizrenit. Aksidenti ndodhi pak para hyrjes në pikën kufitare të Morinës. Ndërkohë, policia po dokumenton ngjarjen për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.