Deri në 87 mijë vende të reja pune në Kosovë? Pengesat drejt realizimit
Tetëdhjetë e shtatë mijë vende të reja pune në një vend ku, sipas të dhënave të fundit, 11 për qind e fuqisë punëtore ishte e papunë. Deri në 1.5 miliard dollarë investime private në një ekonomi ku pjesa dërrmuese e kapitalit të huaj përfundon në patundshmëri dhe shërbime financiare. Këto janë mundësitë që Banka Botërore sheh për Kosovën gjatë dekadës së ardhshme. Por, rruga drejt realizimit të tyre pengohet nga probleme të njohura prej vitesh: furnizimi i paqëndrueshëm me energji elektrike, mungesa e punëtorëve të kualifikuar, burokracia dhe pasiguria juridike. Në një raport të publikuar në fund të tetorit, Banka Botërore identifikon tri fusha ku reformat mund të nxisin investime dhe punësim: energjinë e ripërtëritshme, shërbimet e biznesit dhe prodhimin e komponentëve për ndërtim. Por,...
Burimi:
javanews.al