Pse po kundërshtohet projektligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore në Kosovë?

Pse po kundërshtohet projektligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore në Kosovë?

Kuvendi i Kosovës miratoi më 20 nëntor, në lexim të parë, Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit dhe Lista Serbe reaguan duke thënë se projektligji mund të cenojë pozitën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe mbrojtjen e objekteve të saj fetare. Reagoi edhe Lëvizja Studentore, që fitoi zgjedhjet në Serbi. Ajo ngriti pikëpyetje për kompetencat që inspektorati do të ketë mbi pronat dhe objektet fetare të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Kërkesa kryesore është që projektligji të kthehet për plotësim dhe që, para se të procedohet sërish, të konsultohet Kisha Ortodokse Serbe. Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, thotë se projektligji synon ta riorganizojë inspektoratin ekzistues, në mënyrë që ai të ketë më shumë mundësi për ta mbrojtur trashëgiminë...