Lojtarët dhe trajnerët ankohen se luajnë shumë ndeshje? Mourinho ka një zgjidhje: Përgjysmoni pagat dhe shikojeni
23 Nëntor 2026 18:55 Telesport Dëmtimi i rëndë i Harry Kane dhe Desire Doue gjatë fundjavës ka rikthyer edhe njëherë debatin për numrin e madh të ndeshjeve që luajnë gjatë një viti lojtarët, gjë që thuhet se sjell dhe dëmtimet e shpeshta. I pyetur në lidhje me këtë debat në konferencën për shtyp para përballjes me PSV-në, Jose Mourinho u tregua i drejtpërdrejtë. “A ka kaq shumë dëmtime sepse luhen shumë ndeshje? Për të fituar shumë para, duhet edhe të rrezikosh. Kjo është jeta. Nëse lojtarët duan të hyjnë në grevë sepse luajnë shumë ndeshje, mund të bien dakord që t’u përgjysmohen pagat… A do të pranonte Luis Enrique një ulje page prej 20% për të mos folur më në konferencat për shtyp? E respektoj...
Burimi:
telesport.al