Për t’i ardhur në ndihmë futbollistëve dhe jo vetëm, FSHF organizon kursin e Mjekësisë Sportive
Federata Shqiptare e Futbollit organizoi, në datat 18 dhe 19 nëntor, seancat e radhës të Kursit të Mjekësisë Sportive. Në fokus të këtyre dy ditëve ishte ndihma e shpejtë dhe trajtimi i urgjencave mjekësore, me qëllim përgatitjen e stafit të fizioterapistëve për t’u përballur me çdo situatë të mundshme gjatë ndeshjeve apo seancave stërvitore. Trajnimi u drejtua nga drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, doktor Skënder Brataj, i cili në një prononcim për fshf.org shpjegoi rëndësinë e këtij kursi të organizuar nga FSHF pranë ambienteve të Klinikës së Kombëtares. “Ky kurs i Mjekësisë Sportive, që zhvillohet pranë Klinikës së Kombëtares për dy ditë, ka si qëllim dhënien e ndihmës së parë në rastet e urgjencave që mund të ndodhin gjatë ndeshjeve apo në çdo...
Burimi:
telesport.al