Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, shkon në 8 numri i personave të shoqëruar në Polici! Një automjet në qendër të hetimeve, detajet e dosjes
Tetë persona janë shoqëruar deri më tani në ambientet e Policisë së Fierit, në kuadër të hetimeve për atentatin e rëndë ku mbeti i vrarë 60-vjeçari Selami Hasani, i njohur në zonë me nofkën “Sel Çami”. Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e banesës së viktimës, ku autorët hapën zjarr ndaj tij, duke plagosur rëndë edhe nipin e tij, i cili ndodhej në vendngjarje. Pavarësisht veprimeve hetimore të kryera deri më tani, autorët e atentatit vijojnë të jenë të paidentifikuar dhe në kërkim. Grupi hetimor po analizon me kujdes çdo provë të mbledhur në vendngjarje, si dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Një nga pistat që po verifikohet lidhet me lëvizjet e automjeteve para dhe pas atentatit. Nga pamjet e administruara deri më...
Burimi:
javanews.al