Moti i keq/ Rriten rezervave hidrike në Kaskadën e Drinit, niveli i ujit në Fierzë arrin mbi 261 metra! Probleme me erozionin në disa rrugë
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në qarkun e Kukësit, me rrëshqitje dherash, rënie gurësh dhe dëmtime të rrugëve e banesave. Në Tropojë, situata më problematike paraqitet në aksin Bajram Curri-Cërrnicë, ku shembja e bazamentit të rrugës ka sjellë bllokimin e qarkullimit. Automjetet po devijohen nga aksi Sopot-Ura e Bujanit. Ndërkohë, pranë Pikës Kufitare të Morinit, një kamion ka dalë nga rruga për shkak të lagështirës. Probleme janë raportuar edhe në disa fshatra të Kukësit, ku rënia e gurëve dhe inerteve ka vështirësuar lëvizjen.
Burimi:
javanews.al