Apeli konfirmon burgimin e përjetshëm për Murselin dhe Plavën për vrasjen e Liridona Ademajt
Gjykata e Apelit në Kosovë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin me burgim të përjetshëm të Naim Murselit dhe Granit Plavës, të shpallur fajtorë për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Me të njëjtin vendim është konfirmuar edhe dënimi me 30 vite burg për Kushtrim Kokallën. Kolegji i Apelit që shqyrtoi çështjen përbëhej nga Mentor Hajra, kryetar, Xhevdet Abazi, gjyqtar referues, dhe Arben Hoti, anëtar. Sipas arsyetimit të Gjykatës Themelore, Naim Murseli kishte planifikuar vrasjen e bashkëshortes për shkak të konflikteve në marrëdhënien familjare dhe martesore, si dhe ndjenjave të mllefit dhe hakmarrjes. Gjykata kishte vlerësuar gjithashtu se ai synonte të përfitonte financiarisht nga sigurimi i jetës së Liridona Ademajt, për të cilin ishte paguar një policë...
Burimi:
ntv.al