Avokati Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn: Kam 1 orë e gjysmë, situatë skandaloze

Avokati Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn: Kam 1 orë e gjysmë, situatë skandaloze

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, pretendon se është penguar të takojë klientin e tij në ambientet e Burgut të Fierit, ku kryebashkiaku ndodhet në paraburgim. Ndreca deklaroi se kishte pritur për rreth një orë e gjysmë për të hyrë në institucion, por nuk i ishte dhënë leje për takimin. Në një prononcim për emisionin “Studio Live” në Report TV, avokati tha se autoritetet e burgut kishin justifikuar moslejimin me mungesën e forcave policore dhe personelit për të shoqëruar takimin. Sipas Ndrecës, kjo arsye nuk përbën bazë ligjore për të kufizuar komunikimin mes avokatit dhe klientit të tij. Ai pretendoi gjithashtu se nuk kishte marrë asnjë përgjigje zyrtare dhe se drejtoria e institucionit kishte refuzuar të mbante procesverbal për situatën. Ndreca theksoi se takimi ishte...