Nga bosët e drogës te mashtrimet…/ Dubai nuk është më strehë e sigurt, 16 shqiptarë ekstradohen
Emiratet e Bashkuara Arabe po ndryshojnë qasjen ndaj personave të kërkuar ndërkombëtarisht, duke shtuar arrestimet, ekstradimet dhe sekuestrimin e pasurive të lidhura me rrjetet kriminale. Sipas të dhënave të publikuara nga “The Wall Street Journal”, në kuadër të këtyre operacioneve janë ekstraduar edhe 16 shtetas shqiptarë, krahas dhjetëra personave nga vende të tjera evropiane. Për vite me radhë, Dubai është konsideruar një strehë e sigurt për bosët e krimit të organizuar, të cilët investonin aty pasuritë e përfituara nga aktivitetet e paligjshme dhe shmangnin arrestimin. Por së fundmi, autoritetet në Emirate kanë intensifikuar bashkëpunimin me qeveritë e huaja, duke goditur figura të njohura të botës kriminale. Një nga rastet më të bujshme ishte arrestimi dhe ekstradimi në gusht i Daniel Kinahan, drejtues i klanit kriminal...
Burimi:
ntv.al