Aeroporti i Vlorës, Bardhi ngre pikëpyetje: SPAK të hetojë rolin e Ramës dhe Ballukut

Aeroporti i Vlorës, Bardhi ngre pikëpyetje: SPAK të hetojë rolin e Ramës dhe Ballukut

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka kërkuar SPAK-ut të përshpejtojë hetimet për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, pas deklaratave të biznesmenit Behgjet Pacolli lidhur me mënyrën se si është zhvilluar procesi i dhënies së tij. Në një reagim publik, Bardhi pretendon se gara për koncesionin nuk ka qenë mekanizmi real për përcaktimin e fituesit, pasi, sipas tij, ndarja e interesave ekonomike ishte diskutuar paraprakisht në zyrën e ministres Belinda Balluku. Duke iu referuar intervistës së Pacollit, deputeti i opozitës thotë se para zhvillimit formal të garës janë diskutuar jo vetëm emrat e përfituesve, por edhe përqindjet e aksioneve që do të zotëronte secili prej tyre. Bardhi e konsideron këtë një indicie që ngre dyshime për paracaktimin e përfituesve dhe orientimin politik të koncesionit....