‘Afera e aeroportit të Vlorës’/ Bardhi: Kërkon hetim të plotë, pa vonesa dhe përgjegjësia penale e Ramës

‘Afera e aeroportit të Vlorës’/ Bardhi: Kërkon hetim të plotë, pa vonesa dhe përgjegjësia penale e Ramës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar hetim të plotë, të pavarur dhe pa vonesa për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, duke i bërë thirrje SPAK-ut të japë përgjigje për ecurinë e çështjes dhe të verifikojë rolin e të gjithë personave të përfshirë në vendimmarrje, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Bardhi e cilësoi çështjen si një rast që, sipas tij, shkon përtej dyshimeve për korrupsion, pasi lidhet edhe me shkelje të mundshme të ligjit, Kushtetutës dhe detyrimeve që Shqipëria ka marrë përsipër në marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Europian. Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi interesin për të kënaqur partnerin turk në marrëveshje dhe pretendimin se largimi i tij i mëvonshëm do t'u hapte rrugë interesave të tjera private. Sipas...