A mund të dalë nga protesta, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës?

A mund të dalë nga protesta, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës?

Sali Berisha, i pyetur gjatë një konference për shtyp nëse është dakord që përzgjedhja e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës të përcaktohet nga sheshi i protestës, theksoi se synimi është gjetja e kandidatit më të përshtatshëm për qytetarët e Tiranës, pa paragjykime dhe përmes bashkimit të të gjithë faktorëve që e konsiderojnë Edi Ramën kundërshtarin e tyre të përbashkët. Berisha e cilësoi protestën një bashkim të paprecedentë të qytetarëve me bindje të ndryshme politike, por kujtoi se ata që kanë një histori më të gjatë protestash i përkasin kryesisht Partisë Demokratike. “Tani, aty në protestë kanë qenë nga të gjitha partitë politike dhe qytetarët pa parti. Të jemi realistë, protesta ka qenë një bashkim i paprecedentë. Me atë çfarë unë jam, të ulemi...