Atentati në Fier/ Policia shoqëron 3 persona për vrasjen e Selami Hasanit! Gjenden dy armë zjarri në makinën e djegur, ja për çfarë dyshohet

Atentati në Fier/ Policia shoqëron 3 persona për vrasjen e Selami Hasanit! Gjenden dy armë zjarri në makinën e djegur, ja për çfarë dyshohet

Tre persona janë shoqëruar në polici në kuadër të hetimeve për vrasjen me armë zjarri të Selami Hasanit në Fier. Ndërkohë, në një automjet të djegur, të gjetur në zonën e Pojanit, janë zbuluar dy armë zjarri që dyshohet se mund të kenë lidhje me ngjarjen. Sipas të dhënave nga hetimi, automjeti i djegur dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit përpara ose pas ekzekutimit. Dy armët e gjetura brenda tij janë sekuestruar nga grupi hetimor dhe do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike për të verifikuar nëse janë përdorur në vrasje. Ndërkohë, policia po analizon pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi krimi. Nga verifikimet e deritanishme është evidentuar prania e një automjeti tip Volvo në zonë, por pamjet nuk kanë mundur të...