Humb kontrollin e motorit në Qafën e Koshovicës, drejtuesi përfundon në spital

Humb kontrollin e motorit në Qafën e Koshovicës, drejtuesi përfundon në spital

Një drejtues motori ka mbetur i plagosur pas një aksidenti rrugor në aksin Fier-Levan, në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi ka humbur kontrollin mbi motorin, duke bërë që mjeti të përmbyset në rrugë. Për shkak të dëmtimeve të marra, ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po hetojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.