Vrasja në Fier, policia shoqëron tre persona
3 persona janë shoqëruar në polici në kuadër të hetimeve për vrasjen me armë zjarri të Selami Hasanit në Fier. Në një automjet të djegur, të gjetur në zonën e Pojanit, janë zbuluar dy armë zjarri që dyshohet se mund të kenë lidhje me ngjarjen. Policia po analizon pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi krimi. Nga verifikimet e deritanishme është evidentuar prania e një automjeti tip Volvo në zonë, por pamjet nuk kanë mundur të identifikojnë autorët apo lëvizjet e tyre. Sa i përket mënyrës së ekzekutimit, ende nuk ka një informacion zyrtar për numrin e plumbave që kanë goditur viktimën. Një nga pistat që po verifikohet është se Hasani mund të jetë qëlluar me tre plumba, dy në pjesën e barkut...
Burimi:
kohajone.com