Rutte: NATO pa konsensus për anëtarësimin e Ukrainës

Rutte: NATO pa konsensus për anëtarësimin e Ukrainës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se vendet anëtare të aleancës ende nuk kanë arritur konsensus për pranimin e Ukrainës, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për anëtarësimin e vendit të tij. Duke folur në takimin vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Berlin, më 23 nëntor, Rutte tha se Ukrainës i është ofruar perspektiva e anëtarësimit në të ardhmen, por se, aktualisht, nuk ekziston unanimitet mes vendeve anëtare për pranimin e saj. Ai theksoi se vendimet për anëtarësimin në aleancë u takojnë vetëm vendeve të NATO-s. “Ekziston qartësi e plotë brenda aleancës se vendimi se kush është ose nuk është anëtar i NATO-s, i takon vetë NATO-s”, tha Rutte. Deklaratat e tij vijnë në kohën kur Shtetet e Bashkuara...