“Messi i Turqisë” tërhiqet përkohësisht nga futbolli në moshën 29-vjeçare: Duhet ta dëgjoj trupin tim…

“Messi i Turqisë” tërhiqet përkohësisht nga futbolli në moshën 29-vjeçare: Duhet ta dëgjoj trupin tim…

I konsideruar si “Messi i Turqisë”, Emre Mor, ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga futbolli në moshën 29-vjeçare. Vendimi i futbollistit turk është bërë i ditur gjatë ditës së sotme nga klubi holandez i NEC Nijmegen, ku së fundmi palët koshin dakord gjatë verës për një kontratë 2-vjeçare, por që për momentin është ndërprerë me konsesus të plotë. “Që kur isha fëmijë, kisha vetëm një ëndërr: të bëhesha futbollist profesionist. Të kesh mundësinë ta jetosh atë ëndërr do të thotë gjithçka për mua. Gjithmonë jam përpjekur të jap gjithçka për sportin që e dua kaq shumë,” citohet të ketë thënë Mor në deklaratën e klubit. Ai shpjegoi se “disa probleme shëndetësore” e kanë shtyrë të marrë vendimin “për t’u larguar përkohësisht nga futbolli profesionist dhe...