Beli juaj mund të zbulojë rrezikun e demencës, ja sa centimetra janë sinjal alarmi sipas ekspertëve

Beli juaj mund të zbulojë rrezikun e demencës, ja sa centimetra janë sinjal alarmi sipas ekspertëve

Një perimetër i zmadhuar i belit mund të përshpejtojë rënien e aftësive njohëse. Ky është përfundimi i një studimi të ri nga Universiteti i Xhorxhias, i cili ndoqi 8 200 të rritur mbi moshën 50 vjeç për 24 vjet. Mesatarisht, pjesëmarrësit ishin mbipeshë dhe studimi zbuloi se, për çdo rritje me një njësi të indeksit të masës trupore, ata kishin më shumë gjasa të përjetonin një rënie më të shpejtë të kujtesës, përqendrimit dhe aftësisë për të marrë vendime. Këto efekte ishin më të theksuara kur ata arrinin mesin e të gjashtëdhjetave. Ky është studimi i dytë brenda pak muajsh që lidh sasinë më të madhe të yndyrës trupore me përkeqësimin e shëndetit të trurit. Shkencëtarët që ndoqën 190 persona në qytetin Bogalusa, në Luiziana,...