“Prioritet fermat e mëdha dhe tregjet e BE-së”- Buxheti 2027 për Bujqësinë, zv/ministri Jaupllari: 18 miliardë lekë në dispozicion, rritje me 10%

“Prioritet fermat e mëdha dhe tregjet e BE-së”- Buxheti 2027 për Bujqësinë, zv/ministri Jaupllari: 18 miliardë lekë në dispozicion, rritje me 10%

Buxheti i vitit 2027 për bujqësinë parashikon një fond prej 18 miliardë lekësh, me një rritje prej 10% krahasuar me vitin 2026. Zëvendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari, në një intervistë për RTSH, bëri të ditur se prioritetet kryesore do të jenë zhvillimi rural, ujitja dhe kullimi, si dhe siguria ushqimore. Sipas zëvendësministrit rreth 8.4 miliardë lekë do të shkojnë për zhvillimin rural dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermerëve. Jaupllari theksoi se synimi është kalimi nga fermat e fragmentuara drejt fermave më të mëdha, më të organizuara dhe të orientuara drejt tregut. Dy masat kryesore të skemës së mbështetjes do të vijojnë të jenë subvencionimi për krerë dhe mbështetja për sipërfaqe. Sipas tij, këto masa synojnë të rrisin prodhimin, cilësinë dhe konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare, ndërsa...