“S’po shtrin dorën e bashkëpunimit, po bën hile!”- Salianji kritika Berishës: Nuk gjen kandidatë në 90% të bashkive, po shmang përgjegjësinë për…!

“S’po shtrin dorën e bashkëpunimit, po bën hile!”- Salianji kritika Berishës: Nuk gjen kandidatë në 90% të bashkive, po shmang përgjegjësinë për…!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar kryetarin e PD-së, Sali Berisha, duke pretenduar se në 90% të bashkive nuk ka persona të gatshëm të kandidojnë nën drejtimin e tij në zgjedhjet e 9 majit. Në një intervistë për News24, Salianji u shpreh se shumë demokratë po qëndrojnë larg angazhimit politik për shkak të pakënaqësive me drejtimin e partisë. Sipas tij, Berisha nuk po kërkon një bashkëpunim të sinqertë me faktorët opozitarë, por po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për rezultatet zgjedhore. “Nuk po shtrin dorën e bashkëpunimit. Po bën hile, duke qenë se nuk ka kandidat dhe nuk do të marrë kosto”, deklaroi Salianji, duke shtuar se kreu i PD-së synon të mbështesë kandidatë nga protesta, të paraqitur si të pavarur. Ish-deputeti theksoi se...