Tragjedia në Florida, djali 19-vjeçar i politikanit qëllohet për vdekje gjatë kampingut me miqtë, mister kush e tërhoqi këmbëzën!

Tragjedia në Florida, djali 19-vjeçar i politikanit qëllohet për vdekje gjatë kampingut me miqtë, mister kush e tërhoqi këmbëzën!

Një ngjarje tragjike ka tronditur një familje në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku djali 19-vjeçar i një komisioneri të qarkut është qëlluar për vdekje gjatë një kampingu me miqtë. Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet dhe po kërkojnë ndihmën e publikut për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe identifikuar personin që qëlloi me armë. Viktima është Carey Washington Vinson, i cili po kalonte mbrëmjen e së dielës me miqtë në zonën pranë lumit Blackwater. Sipas deklaratës së babait të tij, Joe Vinson, një plumb i qëlluar nga jashtë kampingut e goditi të riun ndërsa ndodhej brenda tendës. Babai i viktimës, i cili së fundmi kishte marrë detyrën si komisioner i Distriktit 4 në qarkun Escambia, njoftoi lajmin përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale...