190 mijë euro donacione për një sëmundje të sajuar, familjarët e Endrit Azemit: Ne e besuam
Endrit Azemi, i dyshuar për mashtrim me pretendimin se vuante nga Leuçemia Akute dhe se kishte nevojë për kurim jashtë vendit, do të qëndrojë një muaj në paraburgim, pas vendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan. Sipas Prokurorisë, Azemi dyshohet se ka përfituar mbi 190 mijë euro përmes një fushate për mbledhjen e fondeve, duke pretenduar se paratë do të përdoreshin për trajtimin e sëmundjes së tij. Nga hetimet rezulton se mbi 160 mijë euro janë mbledhur përmes platformës online GoFundMe, ndërsa më shumë se 26 mijë euro të tjera janë siguruar nga aktivitetet për grumbullimin e donacioneve në qendër të Gjilanit. Në këtë aktivitet dyshohet se e kanë ndihmuar edhe familjarë dhe persona të tjerë. Familjarët e tij pretendojnë se edhe ata kanë qenë të...
Burimi:
kohajone.com