Intervista / Presidenti Duka flet për ligjin e sponsorizimit, suksesin e Kombëtares dhe të ardhmen e futbollit shqiptar
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për ecurinë e Kombëtares shqiptare në Nations League, objektivat për kualifikueset e Euro 2028, zhvillimin e kampionatit shqiptar dhe organizimin e Kampionatit Europian U-21 në vitin 2027, që Shqipëria do të presë së bashku me Serbinë. I ftuar në rubrikën “Sport Fokus” në Ora News, në një intervistë me gazetaren Sabina Mete, kreu i qeverisë së futbollit e cilësoi të suksesshme fushatën e Kombëtares në Nations League, duke theksuar se Shqipëria është rikthyer në Ligën B, aty ku sipas tij e meriton të jetë. Ai u shpreh i kënaqur edhe me punën e trajnerit Rolando Maran, ndërsa nënvizoi se objektivi për Euro 2028 duhet të jetë kualifikimi direkt dhe jo thjesht sigurimi i një vendi...
Burimi:
sportekspres.com