Gaz Demi me tone te forta: “Ligji i sponsorizimit? Po tallen me ne, ashtu si duan ta miratojnë. Ministri ska lidhje me sportin, do bëhet mish mash dhe do zihemi mes nesh”
Projektligji i votuar në komisione për ‘sponsorizim dhe donacion’ nuk i ka lumturuar klubet në Shqipëri. Në një intervistë për Report TV, presidenti i Partizanit Gazmend Demi, thotë se ligji ka shumë burokraci me tavanin e vendosur, ku vlera totale në një vit nuk mund të kalojë 3 miliard lekët e rinj, por edhe mënyrën se si do ndahet. “Është një ligj i gjysmuar. Po thonë se do jepen 30%, por nuk jep as 30 as asgjë sepse i ke vendos tavan. Si biznesit si dhe sa do merren. Kush do marrë më përpara arti, kultura apo sporti? Do katandiset ‘kokoshi një thelë’. Do marri kombëtarja pak më shumë ndërsa ne do jemi prap …. Domethenë do tallen me ne,”-tha fillimisht presidenti i Partizanit Gazmend...
Burimi:
telesport.al